Tragjedia në Turqi,Shteti Islamik
merr përsipër sulmin në diskotekë 

Tragjedia në Turqi,Shteti Islamik<br />merr përsipër sulmin në diskotekë 
Stamboll- Pas 30 orësh nga tragjedia e ndërrimit të viteve, shteti islamik ISIS merr përsipër sulmin e shënuar në një diskotekë të Stambollit ku  natën e ndërrimit të viteve mbetën të vrarë 39 persona. 

““Turqia shërbëtor i kryqit, do të paguajnë për Sirinë.Vijojnë operacionet e bekuara të shtetit islamik kundra mbrojtësve të kryqit. Luftëtari ynë hero ushtar i kalifatit goditi një nga diskotekat më të famshme në Turqi ku të krishterët festojnë” shkruhet në agjensinë zyrtare të ISIS.

Ndërsa mediat turke zbulojnë detaje të reja sa i përket autorit i cili dyshohet se ka mbërritur në diskotekë përmes një taksie dhe ka shtënë me 180 plumba.

Ai e kishte marrë  armën nga bagazhi i automjetit

Ndërkohë Turqia është duke vajtuar për viktimat autorietet turke dyshojnë se autori i cili shkaktoi tragjedinë është me origjinë nga Azia Qendrore, nga Kirgistani ose Uzbekistani.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja turke Hurriyet e cila citon burime të policisë duke shtuar se autori mund të jetë i lidhur me të njëjtën celulë e cila në qershor gjatë një sulmi në aeroportin Ataturk vrau të paktën 47 persona.

Dhe sipas dëshmive autori fliste në gjuhën arabe. Sipas mediave turke Turqia në datën 30 dhjetor kish marrë informacione nga shërbimet inteligjente se sulme të mundshme mund të godisnin Ankaranë natën e ndërrimit të viteve e për këtë arsye u arrestuan 63 të dyshuar të lidhur  me ISIS.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf