Tragjedia në Utoja, policia mund
ta kishte ndaluar Breivik

Tragjedia në Utoja, policia mund<br />ta kishte ndaluar Breivik
UTOJA-  Policia norvegjeze mund ta kishte parandaluar tragjedinë në qendër të Oslos dhe të prangoste vrasësin Anders Behring Breivik. Ky është thelbi i konkluzioneve të raportit të hetimit mbi ngjarjen që një vit më parë tronditi mbarë botën ndërsa humbën jetën 77 persona dhe u plagosën 240 të tjerë.

Raporti konstaton se policia mund të ishte përgjigjur në një kohë më të shpejtë duke parandaluar atë çka ndodhi në Oslo dhe në kampin në Utoja nëse do të zbatonte masat ekzistuese të sigurisë.

Gjetjet të cituara nga mediat vendase thonë se "qeveria dështoi në përpjekjen për të mbrojtur qytetarët në Utoja".

Forcat e sigurisë kritikohen se u është dashur shumë kohë që të mbërrijnë në ishull dhe kjo ka rezultuar fatale. Raporti jep konkluzionet edhe për disa çështje kyçe si dështimi i policisë për të përdorur një helikopter pasi u lajmërua për të shtënat dhe mënyra e pastudiuar për të mbërritur në ishull. Hetimi konstaton se veprimet më të shpejta të policisë ishin të mundshme në ngjarjen e 22 korrikut 2011.

Një tjetër element i kritikueshëm ka të bëjë me nivelin e bashkëpunimit mes policisë dhe njësive të tjera të inteligjencës ndërsa përbën çudi fakti se si aktivitetet e mëparshme të Breivik nuk ishin monitoruar.

Vendimi në kuadër të procesit gjyqësor për Breivik do të jepet në 24 gusht. Gjatë seancave të mëparshme ai pohoi se vrasjet i kreu në përpjekjen për të ndaluar muslimanët që të merrnin kontrollin në Norvegji.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)