Disa vite më parë humbi nënën, ndërsa shpërthimi tragjik i cisternës së gazit në restorantin "Il Cavaliero" në Velipojë mëngjesin e 28 korrikut, i mori babain dhe vëllain e saj.
Kjo është historia e Brikena Zenunajt nga Shkodra, e cila tashmë ka mbetur vetëm.
Besnik Zenunaj, 55-vjeç, humbi jetën në QSUT dy ditë pas ngjarjes, ku po trajtohej për plagët e rënda të djegies të cilave ai nuk mundi t'u mbijetojë. Ndërsa 10 ditë pas tragjedisë, ndahet nga jeta në një spital në Turqi, Hektor Zenunaj, 33-vjeç, i cili kishte pësuar djegie në 70% të trupit.
Hektori u fut në brendësi të restorantit në flakë për të shpëtuar babain e tij, por mbeti edhe vetë i plagosur rëndë.
Sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta.
Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi.
Por edhe fjalët e Brikenës që shprehte disa ditë më parë, ku i bënte thirrje të vëllait të mos dorezohej, janë të trishta….
Sot, Brikena Zenunaj ka mbetur vetëm. Ky është momenti më i trishtë në jetën e saj, pasi humbi nënë, tashmë do të duhet të bëjë edhe pa babain e vëllain e vetëm.

Sherri në familjen Zenunaj
Pak ditë më parë pikërisht transporti i Hektorit dhe kurimi i tij në një spital të specializuar në Turqi, u shndërrua në një mollë sherri mes motrës Brikenës dhe hallës.
E motra kërkoi ndihmë financiare për të mbështetur kurimin e Hektorit, por ky pretendim i saj u rrëzua nga halla, Fatmira Zenunaj e cila u shpreh se familja i kishte paratë për kurimin e 33-vjeçarit, ndërsa akuzoi se po njollosej familja e vëllait të saj, Besnikut.
Pas babait ndërron jetë edhe djali në Turqi
Vazhdon tragjedia e familjes Zenuni pas shpërthimit në restorant në Velipojë të premten e 28 korrikut.
Pas vdekjes së pronarit të restorantit, Besnik Zenuni, ka humbur jetën edhe i biri i tij Hektor Zenuni.
Hektor Zenunaj ishte dërguar në Turqi për mjekim
Hektor Zenunaj ishte dërguar në Turqi për mjekim te specializuar, por ai nuk arriti ti bëjë balle plagëve të marra nga shpërthimi në restorantin “Il Cavaliero” në Velipojë.
Kujtojmë që vetëm dy dit pas shpërthimit të fortë u nda nga jeta edhe Besnik Zenuni, babai i Hektorit.
Ai ishte dërguar në spitalin e Djegie Plastikes në Tirane, por nuk arriti të mbijetonte.
Shpërthimi në restorant në 28 korrik
Shpërthimi i gazit në restorantin e Resortit “Fishta” ndodhi më 28 korrik, ku shkak sipas ISHTI u bë rrjedhja e depozitës së gazit 1 mijë litra, e cila më pas u përfshi nga flakët. Depozita e gazit ndodhej e fshehur në bodrumin e resortit.
Lokali u shkrumbua plotësisht brenda pak minutave, ndërsa u rrezikua jeta e pushuesve të shumtë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com