Tragjedia, shkon në 91 numri i viktimave, 25 të zhdukur, Athina nuk gjen paqe, goditet nga stuhia

Autoritetet greke zyrtarisht deklarojnë se numri i viktimave nga zjarret masive të javës së kaluar është 91, ndërsa 25 persona janë të zhdukur në Mati. Mes viktimave janë edhe dy shqiptarë, ndërsa mbi 10 janë plagosur, por jashtë rrezikut. Pas zjarrit vdekjeprurës kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë në tokë e në det. Ku e vetmja mënyrë e identifikimit të trupave të shkrumbuar është përmes ADN-së.

Shefi Ekzekutiv i Shpëtimit Giannis Makris shprehet se situata është shqetësuese për të gjithë dhe se është e pamundur të përshkruhet ajo që shihet, por sipas tij kërkimet nuk do të përfundojnë derisa çdo ndërtesë të jetë kontrolluar tërësisht.

Ndërkohë që mediat vendase kanë publikuar për herë të parë disa pamje rrëqethëse me njerëz që vrapojnë të tmerruar me fëmijë në krahë drejt detit për t’i shpëtuar flakëve, disa duke mundur ta fitojnë luftën me vdekjen, e disa duke e humbur atë.

Pas zjarrit vdekjeprurës, Prefektura e Atikës është prekur nga stuhi të forta ku si rrjedhojë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike c’ka vështirëson edhe kërkimet për të zhdukurit nga zjarri. Per shkak të stuhisë dhe të përmbytjeve në këtë zonë janë mbyllur edhe stacionet e metrosë.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja