Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.

“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Autori mori peng edhe ish-gruan, policia negociata për dorëzimin e tij (EMRAT)