Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve

Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve

Momenti kur policia kërkon sulmuesen

SHBA- Sulmuesja që vrau gjashtë persona në një shkollë të Nashville në Tennessee, bleu të hënën 7 armë dhe i fshehu në shtëpi. Këtë bëri me dije policia.

Hetuesit thonë se prindërit e të dyshuarit thonin se 28-vjeçarja transgjinore nuk duhet të zotëronte armë dhe nuk e kuptuan se armët ishin fshehur në shtëpinë e tyre. Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç, u vranë gjatë sulmit.

Sipas policisë, 28-vjeçarja po merrte trajtim nga mjeku për çrregullim emocional. Policia ka nxjerrë edhe pamjet e momentit kur efektivët hynë brenda shkollës dhe vranë 28-vjecaren gjatë sulmit me armë për të shmangur përshkallëzimin e tragjedisë.

Policia ka folur me prindërit e të dyshuarës, Audrey Hale, e cila u vra nga policia më pak se 15 minuta pas fillimit të sulmit.

Prindërit e Hale menduan se kishte në pronësi vetëm një armë por e kishte shitur. Ata besonin se fëmija i tyre "nuk duhet të zotëronte armë" dhe nuk ishin në dijeni se "kishte fshehur disa armë brenda shtëpisë", tha shefi i policisë së Nashville, John Drake të martën.

Hale, e cila u identifikua si transgjinore dhe ishte një ish-nxënëse në shkollë, ishte e armatosur me tre armë, duke përfshirë një pushkë gjysmë automatike.

Armët janë blerë ligjërisht nga pesë dyqane në të gjithë qytetin. Në Tennessee nuk kërkohet leje për të mbajtur një armë zjarri.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kane luajtur mendsh te gjithe...: 29/03/2023 15:39

    Ore, po a jeni ne terezi, apo ka luajtur mendsh kjo ameriQia... Po si mund te shitet arma sikur eshte nje buke e mund ta bleje kushdo, qofte ai ose ajo, budalla, psikopat, idiot, i shokuar, i depresionuar, me probleme psiqike, mendore e emocionale, e plot e plot te tjera. Ore, ameriqane, po thirrini mendjes e zhdukini armet se s'jane lodra e gallate ato, po ju marrin jeten e femijeve te pafajshem mu ne mes te dites e mu ne mes te shkolles. Po s'mund ti kthejme shkollat ne reparte ushtarake te blinduara e bunkere. Femijet jane femije e duan te luajne e te jene te lire e te qeshin e te gezojne. Ai shtet qe ia siguron keto, ai eshte shtat i drejte dhe i paqes. Te tjerat jane vetem propoganda e pallavra e llogje me thase.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg