SHBA - Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje për propozime konkrete në kontrollin e armëve deri në fund të janarit, duke thënë se "Fjalët duhet të çohen në veprim". Në fjalimin që mbajti në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se do të ngrihet një taks-force për kontrollimin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Obama ka theksuar se zëvendëspresidenti Joe Biden do të merret me këtë çështje dhe me ligjin për armët, pas masakrës që ndodhi të premten e kaluar në shkollën fillore “Sandy Hook”.
Presidenti Obama ka sqaruar se shumica e amerikanëve dëshirojnë që ky ligj të ndryshohet. Ligji për përdorimin e armëve po debatohet shumë në Amerikë pas tragjedisë dhe Obama ka urdhëruar Kongresit që të hedhë në votim këtë çështje në mbledhjen e parë vitin e ardhshëm.
"Nëse ka një gjë që mund të bëjmë për të parandaluar cilëndo nga këto ngjarje, ne kemi një detyrim të thellë, ta provojmë," tha Obama.
Presidenti amerikan e ka mbyllur konferencën e tij duke thënë se "fakti që ne nuk mund të parandalojmë çdo akt të dhunës nuk do të thotë që ne nuk mund të reduktojmë aktet e dhunës".
Vendimi i Presidentit amerikan vjen disa ditë pas masakrës së Konektikatit, ku në shkollën fillore “Sandy Hook” u vranë 20 fëmijë nga 20-vjeçari Adam Lanza, i cili vrau nënën, më pas edhe veten e tij.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com