Tragjedia në Turqi, shkon në 283
bilanci i viktimave, sot ditë greve

SOMA - Është rritur bilanci i viktimave në tragjedinë e minierës që ndodhi në Soma të Turqisë duke e çuar në 283 numrin e personave që humbën jetën nga shpërthimi. Sindikatat në Turqi kanë shpallur një ditë grevë si protestë ndaj katastrofës më të madhe të minierave në vend.

Zyrtarët e sindikatave u shprehën se privatizimi i sektorit të minerave kohët e fundit i kishte bërë kushtet e punës më të rrezikshme. 

Pas katastrofës në disa qytete turke shpërtheu zemërimi kundër qeverisë. Kryeministri Erdogan u përball me kritikat e mediave sociale se u tregua i pandjeshëm kur citoi incidente të shumta të minierave nëpër botë, duke përfshirë ato të Britanisë në shekullin XIX, duke i dalë në mbrojtje qeverisë. Zyrtarët qeveritarë thanë se 363 minatorë ishin shpëtuar në orët pas shpërthimit, por që nga dita e djeshme nuk kishin nxjerrë asnjë të mbijetuar nga nëntoka dhe me kalimin e orëve shpresat po shuhen.

Në nder të viktimave janë shpallur tre ditë zie kombëtare duke nisur nga dita e sotme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagosje me thikë pranë teatrit 'Migjeni'

Shkodër/ Plagosje me thikë pranë teatrit 'Migjeni'