Tragjedia në Turqi, të paktën
274 numri i minatorëve të vdeku

TURQI- Numri i të vdekurve në minierën e qymyrit në Soma të Turqisë ka shkuar në 274, ndërkohë që 100 minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar nëntokë. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, pasi vizitoi minierën mbajti një konferencë për shtyp ku shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Ai bëri të ditur 80 minatorë janë shpëtuar ndërsa 120 të tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar nëntokë.
 
“Sipas të dhënave, 274 minatorë kanë humbur jetën ndërsa 100 vazhdojnë të jenë të bllokuar nëntokë. 80 minatorë të tjerë janë shpëtuar, 19 prej të cilëve tashmë kanë dalë nga spitali. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar të tjerë. Do të hetojmë çdo aspekt të tragjedisë duke kthyer çdo gur në mënyrë që asgjë të mos na shpëtojë”, u shpreh Erdogan.
 
Gjatë fjalës së tij, kryeministri turk i bëri thirrje opozitës të mos përdorë këtë tragjedi si një platformë politike.

miniera turqi
Shpërthimi në minierën e qymyrit ndodhi si pasojë e një defekti elektrik i cili shkaktoi dhe ndërprerjen e energjisë elektrike duke nxjerrë jashtë funksionimi ashensorët.

miniera turqi
Foto të tjera
Minatorët e bllokuar raportohet të jenë 2 km nën sipërfaqen e tokës dhe 4 km larg hyrjes së minierës. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan për shkak të kësaj tragjedie shtyu vizitën e planifikuar për në Shqipëri ditën e sotme.

TURQI, PËRPLASJE DHE THIRRJE KUNDËR ERDOGAN PAS TRAGJEDISË NË SOMA
Rreth 800 persona kanë dalë në protestë para Ministrisë së Energjetikës në Turqi pas tragjedisë në Soma. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kjo e fundit ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.
 
Përleshjet nisën në rrugë e sheshe pas tragjedisë në minierën e qymyrit ku humbën jetën mbi 200 minatorë ndërkohë që qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të izoluar. Protestuesit bënë thirrje kundër Kryeministrit Erdogan.

Redaksia Online
(e.s/xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës