SARAJEVË - Bosnje – Hercegovina përkujton 20 vjetorin e një prej konflikteve më të mëdha të Europës, ku mijra vetë mbetën të vrarë dhe qindra të tjerë figurojnë ende të zhdukur. Në mënyre simbolike rrjeti prestigjioz CNN në këtë përvjetor ka risjellë në kujtesë historinë e Romeos dhe Zhulietës së Sarajevës.
Bosko dhe Admira ishin dy të rinj të dashuruar, por që i përkisnin besimeve të ndryshme. Pavarësisht kundërshtive ata jetuan një histori të fortë, deri ditën kur pas fillimit të luftës, në përpjekje për tu larguar nga Sarajeva, u vranë në urën e qytetit, duke vdekur në krahët e njëri – tjetrit. Për 8 ditë trupat e tyre qëndruan aty, pasi askush nuk u la të afrohej për t’i tërhequr.
Kjo është arsye që të rinjtë njihen edhe pas 20 vjetësh si Romeo dhe Zhuljeta boshnjakë.
(aq/CNN/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com