Tragjedia shqiptare në Australi, flasin vëllezërit: Ishin çift përrallash, diamanti i familjes, tani mbetëm vetëm...

Tragjedia shqiptare në Australi, flasin vëllezërit: Ishin çift përrallash, diamanti i familjes, tani mbetëm vetëm...

Tre vëllezërit Musai

"Ata ishin të pandashëm. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për ata se më bënë të besoj se çifte përrallash ekzistojnë". Këto fjalë prekëse janë të Drilon Musait, vëllait të Vetonit, të cilin vjehrri e vrau së bashku me të bijën pak orë para se të ndërroheshin vitet në Australi.

Ai tregon se çifti ishte njohur nga vëllai i Linditës, Arbeni i cili ishte shok me Vetonin, që kishte edhe dy vëllezër, Drilonin dhe Lindorin. "Ai ishte gjithashtu shumë i dashur dhe vetëmohues, jashtëzakonisht vetëmohues dhe gjithmonë kërkonte një mënyrë për t'i bërë njerëzit të qeshnin. Ai ishte personazhi kryesor në jetën tonë dhe tani kemi mbetur vetëm"tha Driloni.

Në një prononcim, vëllai i Linditës, Arben Shaptafaj, tha se ai do ta kujtojë gjithmonë motrën e tij si "diamantin e familjes" - për buzëqeshjen e saj dhe mënyrën se si ajo sillte gëzim në çdo situatë. Ai tha se një nga momentet më krenare të jetës së tij ishte kur ajo dikur i tha që ai nuk ishte thjesht një vëlla për të, por një "vëlla, baba dhe shoku më i mirë".

Ai gjithashtu tha se kishte humbur shokun e tij më të mirë në Vetonin, të cilin e konsideronte vëllain që kurrë nuk e kishte. "Vetoni kishte një sens humori të çmendur dhe një karizëm e bukuri që askush nuk mund të përputhej" tha Beni. Ai tha se dashuria e Vetonit për Linditën ishte "e pafund dhe i dha asaj të gjithë lumturinë në botë". Për Shqiptarja.com, foli edhe  ish-lojtarja e Kombëtares sonë të futbollit për femra, Ellvana Dragoviç e cila e kishte mike të ngushtë Lindita Musain (lexo këtu).

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Ndërkohë që autori i ngjarjes makabre tentoi vetëvrasjen.

I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar në as fejesën e çiftit dhe as në dasmë. Por kush ishin arsyet e vrasjeve? Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar.  Veton Musai, ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980.

Lindita dhe Veton Musai (majtas) me prindërit Zirka dhe Alil Musai dhe vëllezërit Lindor dhe Drilon Musai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK