Tragjedia, sikur Shpresa të mos
shkonte ta merrte vajzën në shkollë
Shpresa Djala shkoi në shkollën e vajzës 8 vjeçare për ta shpëtuar, por ne kthim, pak metra larg saj u përfshi nga dallga me baltës dhe vdiq me vajzën 1 vjeçe në krahë e Gioan për dore 8 vjeçe (ne foto Janissa 8 vjeç dhe Gioia 1 vjeç)
GJENOVA- Ferri i ujit, baltës dhe inerteve ka mbetur akoma në sy. Lot që rrjedhin në faqe. "Eshtë vajza jonë, Gioia, vinte në shkollë këtu, ndërsa tani nuk është më", thonë mësueset dhe administrata në hollin e shkollës "Giovanni XXIII", në sheshin "Ferraris", në fund të rrugës Fareggiano, në zemër të tragjedisë. Gioia, tetë vjeç, dje në mëngjes ishte e sigurtë në klasën e saj, e III B, por mamaja, Shpresa Djala, 28 vjeçe, shqiptare, e shqetësuar për gjithë atë rrebesh shiu, vrapoi për ta marrë, me Janissën e vogël, vetëm 1 vjeçe, në krahë. Të treja vdiqën në hollin e një pallati pak metra larg shkollës, të përfshira nga vala e baltës.
Në shkollën "Giovanni XXIII" nuk u rehatohet shpirti. "Vinin prindërit të zbehtë nga frika dhe të shqetësuar për fëmijët. U kërkuam që të qëndronin, por shumë prej tyre kishin frikë se mos bllokoheshin këtu - tregon sekretari i shkollës Tommaso Pezzano - atëherë, për të mos i lënë të iknin i drejtonim te zjarrëfikësit, aty jashtë, që t'i bindnin ata. Të tjerë qëndruan me ne. Grumbulluam paninet dhe ujin që kishin mbetur në frigoriferë dhe i ndamë bashkë. Një nga prindërit se ku i gjeti tre qirinj dhe me ato u ndriçuam deri në darkë vonë sa erdhën ndihmat dhe i morën. "Një prind - tregon Pezzano - me sytë të mbushur me lot - erdhi në këmbë nga Nervi, disa kilometra nën shi, më pa me tmerr në sy: po vajza ime? Më pyeti. E qetësova. Vajza ishte me ne, e sigurtë, në katet e sipërme të shkollës. I gjori baba, kishte bërë dy orë rrugë në këmbë për vajzën e tij".
Personeli i shkollës është shumë i indinjuar. "Na nisën vetëm një shënim nga Bashkia - tregon Pezzano - pak rreshta: gjëndje alarmi meteorologjik, por se çfarë do të thonte? Çdo gjë dhe asgjë. Dhe ne, çfarë duhet të bënim? Askush nuk na jepte një drejtim"
Në komunikatën e shkruar të Bashkisë së Gjenovës, tekstualisht shkruhej "ftohen familjet të lidhen shpejt me mjetet publike të komunikimit (Rai Tre, televizione lokale, ëebsite i Bashkisë) për të marrë informata rreth masave në ruajtje të shëndetit publik".
"Po, vetëm se në orën 11 dritat, interneti e TV nuk funksiononin. Edhe celularët kishin shumë probleme, prandaj prindërit vrapuan për të marrë fëmijët e tyre në shkollë, për t'i pasur para syve - thotë Pezzano i hidhëruar. Vendosëm vetë për të mbajtur fëmijët që mbetën e për të pritur ata që donin të hynin. Për orë të tëra, askush nuk erdhi për të na pyetur se si ishim e si po shkonin punët. Mendoni, ne ishim në qendër të ferrit. Vetëm në orën 13.00 një police që kishte humbur një kolegun e saj, hyri dhe na tha të shkonim në katet e sipërme për t'u mbrojtur më mirë.
Brenda shkollës, fëmijët ishin të sigurtë, por shumë janë të bindur se mbyllja e institutive do të kishte shmangur tragjedinë, "duke i dhënë qytetarëve - thotë një mësues - ndjenjën e vërtetë të alarmit dhe të shqetësimit të autoriteteve".
(Ansa)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
36.3%
-
Jo
59.9%
-
Deri diku
3.8%
Vota total: 262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor, 11:33
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01
-
112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar
28 Nëntor, 10:49
-
Ushtria valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës
28 Nëntor, 10:45
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor, 10:43
-
Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë
28 Nëntor, 10:38