FIER - Një grua ka gjetur tragjikisht vdekjen pasi ka rënë nga dritarja nga kati i dytë teksa ishte duke larë xhamat. Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier.
50-vjeçarja Roza Deliu, ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Roza Deliu ishte mësuese në shkollën "Mark Dashi".
"Sot me zemrën që na dridhet dhe mendjen që nuk e beson e nuk e rrok dot lajmin që s’do të donim t’a merrnim kurrë, ju bëjmë me dije se kolegia jonë e shtrenjtë, mikja jonë e çmuar, gruaja e vlerë dhe mësuesja e palodhur, Roza Deliu, u largua nga jeta duke na lënë një zbrazëti të madhe. Nuk është e lehtë për ne, stafin e shkollës të ndajmë me ju këtë lajm të zi e të rëndë sepse Roza për ne ish dhe është e shtrenjtë dhe e pazëvendësueshme. Ngushëllimet tona më të ndjera familjes së saj të mrekullueshme dhe gjithë të afërmve të tjerë. Lamtumirë, gruaja me sytë e bukur, të qeshur e të gjallë, mësuesja që kurrë s’u lodh e dha më të mirën, kolegia e dashur e gjithnjë fjalëëmbël! Lamtumirë, e bukura dhe e mira Roza që qysh tani na mungon e të ardhtë e lehtë lëndina!", është një mesazh i ndjerë i kolegëve të saj të shkollës "Mark Dashi"
"Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.
-
Lamtumire mesuese Roza! Mesuesja une e dashur! Kolegia ime e mire! Per mua eshte e pabesueshme qe na ke lene ne kete menyre! Ngushellime Familjes! ZOTI QOFTE ME TY! TU NDRIFTE SHPIRTI NE PAQE! Mesuesja ime e bukur e zemermire!
Përgjigju -
Mos beni pune qe s'ju takon....lerini firmat e pastrimit....
Përgjigju -
..ZOTI shpirtin e t'NDJERES ta percjell ne parajse e te afermve t'ju shton durimin...gazetarja artikullin e ka paraqitur shkurt e shqip dhe nuk ka cekur askund "duke lare xhamat e shkolles"...
Përgjigju -
O lira ske faj ti po fajin e ka gazetarja analfabete me menyrem si shkruan Kjo ka qene shpibte vet duke la xhamat e shpise vet jo xhamat e shkolles ku punon mesuse
Përgjigju -
Perse duhet te laj xhamat nje mesuese diten e shtune dite qe duhet te jete ne shtepi me familjen e saj? Shkolla fantazma kudo qe shfrytezojne njerezit e I kthejne ne kafshe pune.Nuk mendoj se I ka lare me deshiren e saj,dikush e ka detyruar. Eproret duhet te mbajne pergjegjesi per humbjen e nje jete ne kushte te tilla. Mesuesi ka nje orar te caktuar qe mund te japi rendiment, cdo ngarkese tjeter pune perkeqeson shendetin mendor.
Përgjigju-
Roza sa dopio me raki ke pir ti me ket koment pa lidhje ..ka ren nga dritarja e shpis nuk ka lidhje dritarja e shkolles.. lira moj lira kesaj i thon futja pordhes..
-
-
Cili mjek e certifikoi vdekjen? Nuk dukeshin, pervec policeve, ekipet e emergjences mjekesore qe duhet te ishin te pranishem te paret ne raste te tilla.
Përgjigju -
Vetëm në vende të prapambetur mblidhen e bëjnë sehir!
Përgjigju-
Aman dhe ti fredi si nuk me kyheve pergjigje mire e ke motren aaa po sben njeriu keshtu o burr .. nejse bei te fala motres nga firaku edi vet ajo ..
-







Komente
Komento