KOSOVË- Një tragjedi është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Gjakovë të Kosovës.
Dy fëmijë të mitur të moshës 12 dhe 13-vjeçare, kanë humbur jetën pasi shtëpia e tyre u kaplua nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dy fëmijët e vegjël ishin kushërinj dhe po flinin në katin e dytë të shtëpisë e cila u shkrumbua nga zjarr që “shpërtheu” për arsye ende të paditura.
Të lënduar nga ky incident kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë që ndodheshin në shtëpi. Njëri prej të cilëve rezultoi prindi i njërit prej të mitarëve, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është tepër e rënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të punuar dhe zbardhur rrethanat e këtij incidenti vërtet tragjik.
Rrëqethëse janë pamjet e nxjerrjes së trupave të dy fëmijëve që humbën jetën nga “shpërthimi” i zjarrit mëngjesin e sotëm në Gjakovë.
Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo tragjedi që i mori jetën dy të miturve dhe la të lënduar 3 të tjerë.