Dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen janë regjistruar ditën e sotme. Një 13-vjeçar, i cili po lëvizte me monopatinë, u përplas nga një automjet tip “Audi” në rrugën që lidh Fishtën me aksin Lezhë-Shkodër. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Audi” përfundoi në kanal.
Fatkeqësisht, i mituri nuk u mbijetoi plagëve. Drejtuesi i “Audi”-t udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.
"Informacion paraprak-Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit", informoi policia.
Ndërkohë, në aksin Borizanë-Thumanë, një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën drejtuesi 62-vjeçar, Vath Leka.
34 aksidente më shumë u regjistruan në korrik 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Nga aksidentet, 235 persona mbetën të vrarë ose të plagosur.











Komente
Komento