Tragjike në Shkodër/ Digjen barakat e komuniteti rom, humb jetën 13-vjeçarja! I afërmi: Zjarrin e ndezi gjyshja (VIDEO)

SHKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e verior të Shkodrës, ku një 13-vjeçare e komunitetit rom ka gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë barakën ku ajo jetonte së bashku me familjen e vet.

Baraket e këtij komuniteti janë të ndërtuara në lagjen "Liria" në qytetin e Shkodrës, ndërsa zjarri ka rënë herët në mëngjes, ku 13-vjeçarja nuk ka mundur të dal duke u djegur brenda.
Viktima është S.D, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri është ndezur nga gjyshja e vajzes e cila më pas ka dalë nga barakja dhe kur është kthyer e ka gjetur të përfshirë nga flakët.  Nga zjarri janë përfshirë të paktën tre barake të komunitetit rom. 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish të cilët kanë shuar zjarrin dhe po hetojnë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
13-vjeçarja humbi jetën si pasojë e flakëve, i afërmi: Zjarrin e ndezi gjyshja e saj, vajza ishte në gjumë (VIDEO)

Një i afërm i 13-vjeçares e cila gjeti vdekjen si pasojë e një zjarri në baraken ku ajo flinte gjumë ka rrëfyer edhe të gjithë ngjarjen e trishtë.

Ai ka thënë se vajza ka qenë duke fjetur gjumë ndërsa ka qenë gjyshja e saj që ka ndezur zjarrin që më pas përfshiu të gjitha barakat.

"E kemi pas të shtëpia e fëmijës, e kemi pas edhe në Tiranë. Po shkuam e morëm para vitit të ri që të festonte me familjen. Ajo ka pas probleme mendore, ka qenë gjyshja e vet që ka ndezur zjarrin në barake. Edhe kjo ka qenë në gjumë. Në momentin që është ndez zjarri ka shkuar në banjë, kur ka dal ka pa flakën. Vajza ka qenë në gjumë. Unë i kam njerëzit e gruas." tha i afërmi i vajzës.

"I vëllai ishte tu pi kafen e mëngjesit jashtë. Kemi pas me probleme gocën. Ka pas probleme me veshin shumë keq. E kemi vizitu në Shkodër, pas kësaj e çuam edhe atje tek qendra ku rrinte goca me fol me ta për problemin. Ndodhi kështu si ndodhi nuk e di tani." tha më pas i afërmi i vajzës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Shkoder: 11/02/2020 11:49

    Bashkia e Shkodres nuk mund quhet bashki por stall lopesh. Ato njerez nuk duhet t ishin aty, ka qendra sociale vendi e jo rrasu ku t dojn e t xajn token e tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim