Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Silopi të qytetit juglindor të Turqisë, Şırnak, raporton Anadolu Agency (AA).
/Shqiptarja.com
Autobusi me targa të huaja që transportonte udhëtarë mes Irakut dhe Turqisë, është përmbysur në rrugën Silopi-Habur.
Sipas vlerësimeve të para në aksidentin kanë humbur jetën të paktën 9 persona 3 prej të cilëve fëmijë, ndërsa janë plagosur 28 të tjerë.
Të plagosurit janë transferuar nëpër spitale.
d.c./shqiptarja.com








