Tragjike, përplaset anija në Korenë
e Jugut, humbin jetën 13 persona

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 13 personave teksa lundronin me anijen e peshkimit, ata janë përplasur me një anije çisternë prej 336 tonësh në bregun perëndimor të Koresë së Jugut. Dy persona janë zhdukur në det, vijon operacioni për gjetjen e tyre.

Anija e peshkimit ishte marrë me qira, në momentin e aksidentit ndodheshin 20 persona dy prej të cilëve pjesë e ekuipazhit të turneut të peshkimit.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë helikopterë të marinës dhe dhjetëra anije po bëjnë kërkime në afërsi të ishullit Yeongheung.

Shtatë personat e mbijetuar janë dërguan menjëherë me helikopter për të marrë mjekim. Raportohet se mes personave të zhdukur është edhe kapiteni i anijes së peshkimit. Përplasja ndodhi nëntë minuta pasi anija e peshkimit ishte nisur nga bregu.

Është përjashtuar mundësia e kushteve të motit, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Temperaturat e ulëta të ujit kanë ndikuar që numri i viktimave të rritet duke e çuar në 13. Është aksidenti i dytë pas atij të vitit të kaluar ku një anije me nxënës u mbyt duke shkaktuar 300 viktima.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO