Përbërësit:
- 1 litër ujë
- 5 lugë gjelle trahana
- 1 filxhan vaj ulliri
- 250 gr djathë i bardhë i fortë
- Piper i kuq djegës
- Bukë e fortë (e tharë)
- Qepë të njoma (opsionale)
Përgatitja:
Në një tas të madh, përgatisim bukën e cila duhet të jetë pak e fortë. Në një tenxhere, hedhim 5 lugë gjelle trahana me një gotë ujë të ftohtë. E trazojmë derisa të shkrijë mirë, më pas shtojmë ujin e mbetur dhe e lëmë të marrë valë. Sapo fillon të vlojë, shtojmë pak kripë dhe e heqim nga zjarri. Marrim bukën e grirë, e shtojmë në trahananë e nxehtë duke e përzier që buka të thithë mirë trahananë dhe e mbulojmë për disa minuta. E shërbejmë në pjata të cekëta duke hedhur fillimisht pak vaj ulliri, një shtresë me djathë të bardhë të thërrmuar, sipër trahananë me bukë, përsëri vaj ulliri dhe pak djathë të thërrmuar. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak piper të kuq djegës dhe qepë të njoma.
Komente












