Përbërësit:
- 1 kungull i verdhë
- 2 speca të kuq
- 2 karrota
- 1 qepë e madhe
- 2 koka hudhre
- 200 gr domate qershi
- 3-4 lugë vaj ulliri
- 1 lugë çaji paprika
- 1 litër lëng perimesh ose ujë
- 120-150 gr trahana
- 2-3 lgj pana ose kos i trashë
- Kripë, piper i zi
- Gjalpë (opsionale për shije më të pasur)
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 200°C. Presim kungullin në copa të mëdha dhe e vendosim në tavë bashkë me specat, karrotat, qepën, domatet dhe hudhrat (me lëkurë). Shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe paprika. I pjekim perimet për 35-45 minuta derisa të zbuten dhe të karamelizohen lehtë. Pastrojmë hudhrat nga lëkura dhe vendosim të gjitha perimet në blender ose tenxhere. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e bluajmë derisa të bëhen krem i butë. Kalojmë kremin në tenxhere në zjarr mesatar, shtojmë trahananë dhe e gatuajmë 10-15 minuta, duke e përzier shpesh që të mos ngjitet. Në fund shtojmë panën ose kosin dhe një copë gjalpë për shije më të plotë.
Komente












