Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji trahana
- 2 filxhanë çaji ujë
- 2 filxhanë çaji qumësht
- 1 kokërr vezë
- 1 e verdhë veze
- 200 gr djathë të bardhë
- 1 lugë çaji sodë
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë supe gjalpë
- Pak vaj
Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim ujin, qumështin, kripën, gjalpin dhe e vëmë në zjarr që të ngrohet. Kur fillon të ngrohet, e largojmë nga zjarri dhe hedhim aty trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzier mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. E hedhim masën e lëngshme në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim 1 të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe pak vaj. E vendosim në furrë për ta pjekur në 180 gradë, për 45-50 minuta.
MC/Shqiptarja.com
Komente

