Lucien Favre është zyrtarisht trajneri i ri i Borussia Dortmund. Tekniku që sapo është larguar nga skuadra e Nice në Francë ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2020-të me Dortmundin që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions.
Për Lucien Favre bëhet fjalë për një rikthim në Bundesligë dhe ai ka deklaruar:
Për mua të drejtoj Dortmundin është një detyre fantastike dhe mezi pres të filloj nga puna.
(Lucien Favre, trajneri i ri i Borussia Dortmund)

Ndërkaq West Ham i Londrës po ashtu ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër në Premier League kilianin Manuel Pellegrini që më herët ka drejtuar Manchester Cityn. Pellegrini ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2021 me ekipin londinez të West Ham.
Për sa i përket Arsenalit duket se Unai Emery do të jetë pasuesi i Wenger. Interi do të rinovojë me Spalletin deri në vitin 2021 dhe në dyshim mbetet e ardhmja e Maurizio Sarrit tek Napoli.
(Manuel Pellegrini, trajneri i ri i West Ham)
Komente
