Trajneri armen i trembet shkarkimit
nëse humbet: De Biasi është ‘vrasës’

Trajneri armen i trembet shkarkimit<br />nëse humbet: De Biasi është ‘vrasës’
Kombëtarja e futbollit, të Armenisë ka mbërritur në ‘Elbasan Arena’ për të kryer stërvitjen e parë dhe të fundit për ndeshjen me Shqipërinë. Para seancës stërvitore, armenët janë njohur me fushën dhe ambientet, teksa trajneri Bernard Callandes ka dalë në një konferencë për mediat duke shpalosur edhe objektivat për ndeshjen e së dielës.

“Kam parë gati të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar Shqipëria këtë edicion të eliminatoreve. Shqipëria ka shumë lojtarë nga Zvicra, të cilët i njoh të gjithë.
armenia
Ne kemi ardhur në Shqipëri për të fituar, pasi pozicioni që kemi në renditje nuk na lejon gabimet. Shqipëria ka një ekip të fortë, por shpresoj që ne të bëjmë lojën tonë dhe të marrim maksimumin” deklaroi ai.
armenia
Ndërsa pyetjes së nëse humbet a do të largohet, ai i është përgjigjur se “Jam trajner sot dhe nesër, e ardhmja është sot në futboll. Kualifikimi i Armenisë është më i rëndësishëm se e ardhmja ime personale.
armenia
Do të përpiqem të kaloj sfidën, De Biasi është bërë “vrasës” trajnerësh” deklaroi ai në fund duke iu referuar teknikëve të Portugalisë dhe Serbisë që u larguan pas paraqitjeve negative me Shqipërinë.
armenia
Pas seancës stërvitore në Elbasan, kombëtarja armene do të rikthehet në Tiranë, ku është akomoduar për të udhëtuar sërish nesër për në Elbasan.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni