Trajneri i Flamurtarit u kërkon
falje tifozëve vlonjatë për humbjet

Trajneri i Flamurtarit u kërkon<br />falje tifozëve vlonjatë për humbjet<br>
Flamurtari do të presë në shtëpi Kamzën, ditën e mërkurë, në kuadrin e javës së 25-të të Superiores. Pas dy humbjeve radhazi në transfertë, ndaj Vllaznisë dhe Laçit, për të cilat Shpëtim Duro u ka kërkuar falje tifozëve vlonjatë, trajneri kuqezi pret kthesën nga të tijtë.

Eshtë situata më e keqe nga fillimi i sezonit. Kemi bërë paraqitje të mira gjatë gjithë garës, por në tri ndeshjet e fundit kemi gabuar. Për mua personalisht kanë qenë tri humbje të paparashikueshme në të gjitha aspektet. Këtu kam parasysh rezultatet, tri humbje, kartonët dhe dëmtimet. Janë shumë faktorë, që u bashkuan bashkë dhe kanë ndikuar negativisht në performancën e skuadrës. Pra, jemi në një situatë jo të mirë, ndaj duhet të reagojmë. Dihet se çfarë na ka ndodhur neve në javët e fundit.

Në Shkodër na janë mohuar dy penallti, kurse në Laç e panë të gjithë gjykimin skandaloz. Ishte akti i tretë i një skenari, që ka filluar që në fazën e parë. Kemi pasur edhe mungesa, por kam besim se skuadra do të kthehet ajo e dy fazave të para. Një skuadër e fortë është ajo që di të ringrihet. Kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe profesionistë, të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë situatë. Kamza? E njoh mirë dhe di të them se është kundërshtar i fortë, që do të na e bëjë të vështirë nesër në Vlorë. Me këtë rast, duke premtuar reagim, dua t’u kërkoj falje edhe në emër të skuadrës, tifozëve të Flamurtarit për rezultatet e fundit. Së bashku do të dimë të ringrihemi. Me mbështetjen e tifozëve, Flamurtari do të kthehet në vendin që meriton” – u shpreh trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur