Lojtari i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Mario Gotze ishte heroi i finales së madhe në “Maracana” pasi ashtu sikur edhe Iniesta para 4 vitesh vendosi fatin e ndeshjes duke u dhuruar ‘pancerave’ trofeun e artë të shumëlakmuar në të gjithë botën.

Gotze u fut zi zëvendësues në fushë në pjesën e dytë, por çfarë i tha trajneri Joakim Lëv para se të futje në fushë për t’u bërë pjesë e librit të artë të historisë. “I thashë që t’i tregonte botës se ishte më i mirë se Mesi duke vendosur një Botëror. Kisha një parandjenjë të mirë. Gotze është djali i mrekullive, ka aftësinë për të vendosur ndeshjet” tha Lov.


d.b/shqiptarja.com