1769863157_oltijonkrnaja.jpg

Sot në orën 16:30 në 'Arenën e Demave' luhet Partizani - AF Elbasani, duel i vlefshmë për raundin e 22-të në Superligë. Përpara sfidës, për mediet, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, tha se rivalët nuk janë në rangun e ekipit të tij.

"Është një ndeshje e vështirë. Elbasani siç e thatë edhe ju vjen pas një fitoreje, ndoshta jo në formën e tyre maksimale pasi në 5 javët e fundit kanë vetëm një fitore. E kanë arritur këtë fitore ndaj Dinamos, kjo do të thotë që janë një ekip shumë i mirë, i mirë investuar këtë vit, por edhe ne jemi një ekip po ashtu i mirë.

Hyjmë sigurisht për tri pikë, luajmë në shtëpinë tonë. E kemi thënë edhe më përpara në shtëpinë tonë s’duhet të kemi asnjë hap fals kështu që mendojmë vetëm për fitoren.

Partizani është ekipi madh. Elbasani nuk hyn në rangun e Partizanit me gjithë respektin dhe formën e momentit", tha Kërnaja.


Lajmi kryesor:

Sot tre ndeshje në Superligë, Partizani pret AF Elbasanin! Dinamo kërkon të 'shkelmojë' krizën, Vora gjen Flamurtarin