Pas fitores së derbit ndaj Tiranës, trajneri i Partizanit, Skënder Gega është shprehur i entuziazmuar për ekipin e tij.
Ishte derbi mes dy klubeve historike të qytetit dhe është normal interesimi i publikut.
Skënder Gega
Gjej rastin të shpreh ngushëllimet për tifozin e vogël të ndjerë të Partizanit. E kishim përgatitur lojën. Jemi munduar të mbajmë skuadrën në ritëm. Rasti i parë që kishim e finalizuam. Ndonjëherë këto ndeshje vendosen nga vetëm një rast. Deri në momentin që shënuam ishim disi nën presion dhe më pas funksionuam. Pas golit u tërhoqëm pak. E vetmja dilemë ishte në ato momente kur edhe Tirana mund të përfitonte. Të jem i sinqertë, nuk mund të marr mbi vete përgjegjësinë që të them se jemi pretendentët e vetëm për titull.
Skënder Gega
Mirëpo në vazhdim të bisedës, Gega ka dashur të frenojë entuziazmin e tij:
Ky fillim sezoni ka dëshmuar se janë shumë skuadra pretendente. Unë mundohem të mbaj ekipin me këmbë në tokë. Skuadra po përgjigjet faktikisht. Nuk është sekret që Partizani ka pretendimet dhe kualitetet për të marrë maksimumin. Ekipi po rritet, por nuk mund të them se jemi për kampionë, pasi është rrugë shumë e gjatë.
Skënder Gega
Ketu nuk jam dakort me ty Bacë...Çdo ushtar enderron te behet gjeneral!!Te duam KAMPION!
Përgjigju