Trajneri i Qarabag: Ta harrojmë vapën, në Tiranë do isha do isha i kënaqur edhe me barazim

Trajneri i Qarabag: Ta harrojmë vapën, në Tiranë do isha do isha i kënaqur edhe me barazim

Qurban Qurbanov, trajneri i Qarabag, është treguar modest në prag sfidën me Partizanin për turin e parë eliminator të ‘Champions League’. Përveçse vapës që trajneri do pëlqente ta kishte shmangur diçka tjetër që Qurbanov evidentoi është barazimin në këtë sfidë e cilësoi se diçka pozitive.

NDESHJA – E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin.

FAVORIT? – Nuk e ndjejmë veten favorit ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta.

PËR FITORE QË NDESHJEN E PARË? – Sigurisht që do donim të fitonim, por edhe një barazim do ishte mirë për ne. Edhe nëse mbajmë portën pa pësuar, do na bënte mirë.

KU NDRYSHON PARTIZANI NGA KUKËSI VJET? – Nuk mund të jap një përgjigje të saktë, sepse Partizanin nuk e kam parë akoma në një ndeshje direkt. Do jap përshtypjet pas ndeshjes së parë.

KUJT I DRUHENI, TEMPERATURAVE APO PARTIZANIT? – Sigurisht që është shumë vapë, por nesër na duhet disiplinë dhe ta harrojmë të nxehtin.

PARTIZANI ME SHUMË NDRYSHIME, JU BËN FAVORIT? – Fakti që kanë bërë ndryshime, mund të jetë dhe surprizë për ne.

KARABAKU MË I FORTË APO I DOBËT ME IKJEN E AGOLLIT? – Ansi nuk u largua thjesht nga një ekip, por nga një familje. E ndjejmë shumë mungesën e Ansit, si një pjestar të familjes, jo thjesht si një lojtar.

ELEMINIMI, DO ISHTE DËSHTIM? – Sigurisht që është një humbje për çdo ekip nëse eliminohet në raundin e parë. Edhe nëse humbim, do ecim përpara.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen