Për zgjedhjen e Christian Panuccit në krye të stolit kuqezi, pas reagimit të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe Petrit Vasili.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili, shkruan se ardhja e Panuccit është një lajm i mirë për kombëtare dhe për të gjithë tifozët, si dhe shton se është një zgjedhje e cila siguron vazhdimësi dhe premisa të mëdha sukses të kuqezinjve.

“Panucci, një lajm i mirë për kombëtaren dhe për të gjithë tifozët. Ish-futbollist i madh, që vjen nga një shkollë e madhe futbolli dhe trainerësh si Italia. Zgjedhje e goditur që siguron vazhdimësinë dhe premisa të mëdha për rezultate të tjera të suksesshme të kuqezinjve”, shkruan ish- kreu i LSI-së.
vasili
(Statusi i publikuar nga Petrit Vasili)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com