Trajneri italian tërhiqet pas ofendimit
   "Respekt për futbollin shqiptar"

Trajneri italian tërhiqet pas ofendimit<br />   "Respekt për futbollin shqiptar"
Partizani e nis në mënyrën më të keqe vitin 2016, pasi u mposht në Laç nga vendasit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Debutimi i ka buzëqeshur trajnerit të ri të bardhezinjve, Stavri Nica kundrejt italianit të të kuqve, Agostinelli që nuk mundi ta nisë me këmbën e mbarë aventurën te Partizani. Fitorja e afron Laçin me gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi udhëton i qetë në Tiranë për ndeshjen e kthimit me favorin e dy golave që do të jetë shumë e vështirë që të kthehet nga të kuqtë.

Përsa i përket kronikës së ndeshjes golat për Laçin u shënuan nga ai të cilit Partizani i trembej më shumë dhe që e kërkon me ngulm në dy edicionet e fundit, Xhejms. Goli e parë nigeriani e shënoi në të 49’, sulmuesi përfitoi nga një gabim në mesfushë duke dalë i lirë në hyrje të zonës duke goditur bukur me të djathtën dhe mposhtur kapitenin e kuq. Goli i dytë që vulosi rezultatin erdhi në të 65’. Një meritë të veçantë kishte Cetkoviç, që pasoi bukur te Xhejms që avancoi drejt zonës së rreptësisë duke gjetur kohën dhe vendin e duhur për të goditur saktë për të ndalur sferën në rrjetë për herë të dytë.  Gjoba fillimisht dhe tashmë humbja ndërlikojnë pozitën e italianit, Agostineli ende pa filluar mirë punën te Partizani.

Alibia dhe gjoba
Pas ndeshjes trajneri italian i të kuqve Agostineli ka gjetur si alibi mungesat. “Rezultat i gënjeshtërt, sepse kemi dominuar në pjesën e parë dhe kemi pasur dy tre rast. Në gabimin e parë që kryem u ndëshkuam. Kishim probleme në organikë, pasi kisha në dispozicion vetëm 16 futbollistë që mund t’i aktivizoja”tha ai. Ndërsa është tërhequr nga ofendimet për futbollin shqiptar pas gjobës. “Kam shumë respekt për futbollin shqiptar, pasi Shqipëria është kualifikuar në Europian. Kam thënë se futbolli shqiptar është më shumë fizik sesa taktik, por unë iu them se kam shumë respekt për futbollin tuaj”deklaroi ai.

Teuta-Kukësi
Kukësi pëson fatin e Partizanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi u mund nga Teuta në Durrës me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Hila në pjesën e parë të ndeshjes.

 Sfida u zhbllokua në të 20, me Ardit Hilën që shfrytëzoi një tjetër moment pasigurie të mbrojtjes kuksiane duke dërguar topin në rrjetë. Kukësi do të shpresojë te ndeshja e kthimit për të kthyer rezultatin për të vazhduar të besojë se mund të arrijë te trofeu i Kupës. Sot luhen 2 çerekfinalet e tjera Flamurtari-Tirana, Vllaznia-Skënderbeu. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim