Trajneri Shpëtim Duro: Partizani
dhe Tirana nuk kanë aleanca!

Trajneri Shpëtim Duro: Partizani<br />dhe Tirana nuk kanë aleanca!
Nesër do të zhvillohet java e 17-të e kampionatit, teksa duhen edhe dy javë nga përfundimi i fazës së dytë të Superiores për këtë edicion. Një nga ndeshjet që spikat nesër është Partizani-Vllaznia. Të kuqtë kryesojnë kampionatin, ndërsa Vllaznia vjen pas 4 fitoreve radhazi, më e motivuar se kurrë për të dhuruar një tjetër surprizë. Trajneri Shpëtim Duro në prag të ndeshjes me shkodranët flet për humbjen me Flamurtarin, ndeshjen e radhës, por edhe mbi aleancat në kampionat duke mbrojtur Tiranën. “Kemi lënë pas humbjen në Vlorë, pasi jemi të përqendruar në një tjetër sfidë të vështirë ndaj Vllaznisë. Është një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari të qetë psikologjikisht për shkak të rezultateve të arritura.

 Jemi superiorë ndaj rivalëve direkt, duke përjashtuar vetëm Skënderbeun. S’dua të hap debate për aleanca, por Tirana dhe Partizani kanë marë cdo gjë me djersë. Të fitosh kampionatin duhet te kesh ekipin e mirë, stafin e mirë dhe financa të shëndosha, por dhe aleanca që janë pjesë e garës"deklaroi ai. Ndërsa një tjetër ndeshje e fortë nesër është edhe ajo mes Kukësit dhe Tiranës. Dy ekipet vijnë pas fitoreve, por në ndeshjen e radhës logaritë nuk janë shumë të lehtë për t’u bërë.

Partizani do të shpresonte në një fitore përballë ekipit të Vllaznisë dhe në një barazim në ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit, pasi do të për fitonte akoma më shumë nga ndalesa në një barazim, pasi dy ekipet janë me pikë të barabarta në ndjekje të kryesuesve të drejtuar nga Duro. Megjithatë cfarë do që të ndodhë në këtë ndeshje, dy ekipet kanë deklaruar se do të ndërhyjnë në merkato, pasi nga dy fazat e para janë vërejtur probleme. Tirana dhe Kukësi synojnë titullin kampion, por gara këtë edicion është e paparashikueshme.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)