Trajneri Starova jep alarmin:
Partizani në shok psikologjik

Trajneri Starova jep alarmin:<br />Partizani në shok psikologjik<br>
Trajneri i Partizanit, Starova e pranon se ekipi ndodhet në krizë, pas humbjes përballë ekipit të Laçit në ndeshjen e tij të parë në detyrë.

Nuk ia fal skuadrës atë paraqitje në 15 apo në 20 minuta nga pjesa e dytë. Bëmë shumë gabime, jemi në krizë këtë mund ta pranoj. Sot humbëm një tre pikësh por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të punojmë fort për t’u ringritur në ndeshjet e ardhshme.

Kemi ndeshjen e radhës me Kukësin. Kemi vetë një rrugë ne si staf teknik dhe skuadra gjithashtu. Duhet të evitojmë të metat kolektive, të shfaqim një formë ndryshe dhe të rikthehemi te rezultatet. Nuk dua të flas për arbitra.

Partizani nuk është mësuar prej vitesh të jetë në një gjendje të tillë përsa i përket rezultateve dhe pozicionit në tabelën e klasifikimit. Është e vështirë të kalosh këtë shok psikologjik që ka përfshirë ekipin”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët