Trajnimi profesional/ Hoffman: 350
infermierë punësim në Gjermani
Oferta për punësim të sigurt dhe ligjor në Gjermani, ka sjellë ulje të numrit të personave që kërkojnë azil në këtë shtet. Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, u shpreh i kënaqur nga ky fakt. Ai tha se shqiptarët janë kthyer në një forcë punëtore në vendin e tij. Sipas tij kjo është rruga e vetme e sigurtë për t’u punësuar në Gjermani.
TIRANË - Oferta për punësim të sigurt dhe ligjor në Gjermani, ka sjellë ulje të numrit të personave që kërkojnë azil në këtë shtet. Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, u shpreh i kënaqur nga ky fakt. Ai tha se shqiptarët janë kthyer në një forcë punëtore në vendin e tij. Sipas tij kjo është rruga e vetme e sigurtë për t’u punësuar në Gjermani.
Ligji Lehtësirat ligjore për punësim në Gjermani kanë ulur valën e azilantëve, që u vu re në dy vitet e fundit. Ambasadori gjerman në vendin tonë bëri këtë konfirmim, në ceremoninë e certifikimit të rreth 350 të rinjve shqiptarë, të trajnuar këtu nga kompani gjermane për të punuar në Gjermani. “Unë ndihem i impresionuar që shoh përfaqësues të rëndësishëm të sipërmarrjes gjermane këtu.
Përse duhet të shkojmë larg, kur i kemi mundësitë krejt afër Gjermanisë? Pse duhet të shkojmë të shikojmë në drejtim të Azisë, kur kemi mundësi të rekrutojmë këtu punonjës, që jemi jo më larg sesa një orë fluturim larg Mynihut. Këtu kemi të bëjmë me njerëz tepër të zellshëm dhe punëtorë. Në mënyrë të veçantë gratë janë realizuese dhe zbatuese të një pune mjaft të rëndësishme. Burrat përgjithësisht japin mbështetjen e tyre, jo më tepër se kaq”, tha ambasadori Helmut Hoffman.
Liberalizimi i tregutÇdokush mund të punojë në Gjermani, tashmë që ky shtet ka liberalizuar tregun e punës. Por atij që ka një zanat i garantohet më shpejt kjo mundësi. “Ky është një projekt shembull. Gjermania ka lehtësuar eksesin në tregun e punës për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë, përmes procedurave ligjore.
Është edhe në interes të punëdhënësve që kanë mundësi të gjejnë kuadro të specializuar dhe të kualifikuar”, - tha ambasadori gjerman, Helmut Hoffman. Këto deklarata ambasadori gjerman i bëri gjatë ceremonisë së certifikimit të 350 infermierëve të cilët kanë përfunduar kurset e trajnimit profesional dhe të gjuhës gjermane. Këta infermierë kanë mundur ta marrin dëshminë e kualifikimit dhe të negociojnë tashmë kontratën për një vend pune të sigurt në Gjermani.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.1%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Izrael-Hezbollah/ Frikë, emocione dhe trishtim për ata që lanë pas, kthehen në Romë me çarter 178 italianë të riatdhesuar nga Bejruti
4 Tetor, 08:52
-
Europa League/ Man. United shpëton në fund, barazon 3-3 në Porto! Roma turpërohet në Suedi, Muçi asist në humbjen e Besiktas
4 Tetor, 08:40
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Liga e Kombeve/ Sylvinho publikon sot listën me 24 emrat e ftuar për dy takimet e tetorit, ka surpriza
4 Tetor, 08:14
-
3 muaj betejë për jetën, ndërron jetë i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës
4 Tetor, 08:09
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Vizitoni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën
4 Tetor, 08:03
-
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat
4 Tetor, 07:45
-
Bombardime mbi Bejrut, sulm i ri nga Izraeli, në shënjestër pasardhësi i Nasrallahut
4 Tetor, 07:32
-
Lufta/ Dhjetëra bastisje izraelite në Bejrut, nata më e vështirë që nga fillimi i luftës! Shpërthime të mëdha jashtë aeroportit! Italia riatdheson 178 shtetas
4 Tetor, 07:26
-
Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori
4 Tetor, 07:13
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06