Trajtimi kundër COVID, Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime monetare

Trajtimi kundër COVID, Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime monetare

Tritan Kalo

TIRANË- Në një kohë kur ende nuk kemi asnjë rekomandim nga OBSH për recetën e saktë të ilaçeve që mund të trajtojnë COVID-19, mjeku infeksionist Tritan Kalo ka ngritur akuza nga ndaj kolegëve të tij.

Përmes një postimi, Kalo shkruan se shumë ilaçe si Remdesivir, Favira, kanë rezultuar të padobishëm në trajtimin e virusit, por përdoren nga mjekët për trajtim, ose kërkohen nga vetë familjarët e pacientëve. Mjeku thekson se përdorimi i tyre ka të bëjë me padijen ose më përfitimet monetare nga bluzat e bardha.

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jepen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) - shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever”, shkruan Kalo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi