TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadoren e Republikës së Çekisë Bronislava Tomasova. Basha theksoi se 7 studio ndër më të mira në botë në fushën e arkitekturës konkuruan për projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, pritet të shpallet së shpejti projekti fitues. Një tjetër projekt i rëndësishëm është ai i terminalit multimodal të pasagjerëve. Ai u ndal në projektin e tramit ku Çekia ka një nga eksperiencat më të mëdha e të sukseshme të Europës në këtë fushë. Vetëm Praga ka mbi 934 tramvaj.
“Synojmë të ndërtojmë dy linja trami në kryeqytet. Një do të shtrihet nga zona e kombinatit deri në konostudio dhe linja tjetër e tramit do të shtrihet nga terminali i ri i pasagjerëve për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi Nënë Tereza. Mirëpresim eksperiencën e çmuar të Çekisë në këtë fushë dhe kompanive Çeke për të realizuar këtë projekt “, tha Basha.

(aq/shqiptarja.com)