TIRANE- Pas universiteteve publike edhe privatet që do të vijojnë normalisht punën, bien dakord për të pranuar studentët e institucioneve të mbyllura. Por, ndryshe nga shkollat e larta publike studentët që do transferojnë studimet në institucionet private do t’i përgjigjen tarifës së tyre financiare. Pas marrëveshjes me drejtues të këtyre institucioneve, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla shprehu angazhimin për të sistemuar të gjithë studentët e universiteteve të mbyllura.
Transferimi
Ministrja Nikolla u ka kërkuar drejtuesve të këtyre institucioneve të lehtësojnë procedurat, por duke kontrolluar imtësisht çdo dosje. “Jo vetëm për të mundësuar shansin e dytë të këtyre studentëve, por një shans i dytë pa çeduar nga cilësia e institucioneve të arsimit të lartë. Kjo do të thotë se ju keni ngritur padyshim komisionet për të drejtuar çdo dosje, për të trajtuar hap pas hapi mundësinë sipas dëshirës së tyre, ashtu sikurse një gjë të tillë po e bëjnë edhe institucionet e arsimit të lartë publik, për të mundësuar vijueshmërinë në ligjshmëri dhe në cilësi të institucioneve tuaja me një vëmendje të posaçme të rishikimit të të gjithë dosjeve, hap pas hapi, të çdo studenti që ka zgjedhur të vijojë të institucionet tuaja”, u shpreh ministrja Nikolla.
Nga ana tjetër ministrja e Arsimit u kujtoi drejtuesve të universiteteve, të cilat do të vijojnë mësimin për vitin akademik 2014-2015, se edhe këto do të kalojnë testin e akreditimin nga kompania britanike. “Ne do të vijojmë me inspektime dhe monitorimet e realizimit të të gjithë detyrave nga ana juaj, ashtu sikurse shumë shpejt ne do të komunikojmë padyshim edhe për ecurinë që lidhet me procesin e akreditimit, pra verifikimit të cilësisë, nga agjencia britanike”, vijoi më tej ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Diplomat
Diplomat e dhëna nga universitet e mbyllura tashmë do të njihen, por sipas ministres Nikolla do të jetë vetë tregu i punës ai që do ti selektojë. "Gjithë kjo situatë që lidhet me inspektimin dhe verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Pra, diplomat janë ato që janë, nuk është qeveria ajo që vendos standardet e tregut të punës, por është tregu i punës që ka standardet e veta. Pra, nuk ka asnjë lloj paragjykimi për diploma që janë marr deri më sot", tha Nikolla, ndërsa drejtuesit e institucioneve janë shprehur të gatshëm të presin studentët e rinj.
MAS: Vetëm një universitet ka bllokuar dosjet
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë takimit me drejtues te universiteteve u shpreh se vetëm një universitet privat vazhdon të mos dorëzojë dosjet e studentëve. Por ajo i ka siguruar të rinjtë se do të ndiqen të gjitha proceduarat ligjore që edhe ata të jenë në kohë për rregjistrimin në universitete. "Kemi komunikuar edhe sy më sy në kuptimin e kërkimit të një gjuhe të përbashkët vetëm në emër të studentëve. Ligji është aty, ne po operojmë shpejt me ligjin, shteti pa dyshim me masat e veta dhe besojmë se do ta kapërcejmë, nuk ka asnjë rrezik edhe për dosjet e atyre studentëve", tha ministrja Nikolla.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com