Transferimi fitimeve të kompanive të
huaja rriten 26% në 6 M I; bie një alibi e tatimeve
Kompanitë e huaja kanë transferuar në vendet e tyre të origjinës 116 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti, një shifër që është 26% më e lartë në krahasim me janar-qershorin 2014. Të dhënat bëhen në ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, të ardhurat dalëse nga investimet kanë qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe vlerës së fitimit të riinvestuar pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.
Kompanitë e huaja kanë transferuar në vendet e tyre të origjinës 116 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti, një shifër që është 26% më e lartë në krahasim me janar-qershorin 2014.
Të dhënat bëhen në ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, të ardhurat dalëse nga investimet kanë qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe vlerës së fitimit të riinvestuar pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.
Transferimi i fitimit është rritur ndjeshëm dy viet e fundit. Ai shënoi një kërcim në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, teksa kompanitë nxituan të transferonin fitimet në pritje të rritjes së dividendit që u rrit nga 10 në 15% nga 1 janari 2015 (shuma e transferuar në gjysmën e dytë të vitit ishte 122 milionë euro, disa herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më pare). Megjithatë, edhe në gjysmën e parë të vitit, transferimi i fitimeve ka qenë relativisht i lartë, vetëm 6 milionë euro më pak se gjysma e dytë e 2014-s dhe 24 milionë euro më shumë se gjashtëmujori i parë 2014. Kjo rrëzon një alibi të tatimeve, që kishin deklaruar se një nga arsyet e rendimentit më të të ulët sesa plani i të ardhurave nga tatim fitimi ishte transferimi i dividendëve që në 2014-n.
Sipas të dhënave që Monitor disponon nga tatimet, për 17 kompani të huaja me fitimet më të mëdha, fitimet në total në vitin 2014 ishin 240 milionë euro. Nga këto 70 milionë euro ishin fitimet e kompanive të telekomunikacionit (Telekom dhe Vodafone).
Por, rritja e fitimeve të transferuara ka ardhur kryesisht nga performanca e mirë e bankave me capital të huaj. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, fitimi i bankave me kapital të huaj ishte 93 milionë euro në 2014-n, me një rritje prej 26% në raport me një vit më parë./MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45