Transferimi i Neymar, Manchester
United gati të shpenzojë 200 mln €

Transferimi i Neymar, Manchester<br />United gati të shpenzojë 200 mln €
Klubi i futbollit anglez Manchester United është gati të shpenzojë 200 milionë euro për të transferuar në skuadrën e tyre brazilianin Neymar. Djajtë e Kuq, janë gati ta paguajnë klauzolën në kontratën e 25-vjeçarit me klubin blaugrana.
 
Më shumë se bisedime, kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit, që nëse do ta pranojë ofertën, do të realizojë një ëndërr të tijën, pra të luajë në Ligën Premier dhe me një pagë vjetore 25 milionë euro neto, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo që përfiton te Barcelona.
 
Ky propozim i United, lidhet edhe me pjesëmarrjen e Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në të kundërt Neymar nuk do ta pranonte ofertën por edhe klubi anglez nuk do t’i kishte paratë për ta blerë nga Barcelona.
 
Nëse nuk fiton Ligën e Evropës, United do të përfitonte 30% më pak nga marrëveshja që ka nënshkruar me Adidas. Ose më saktë në arkat e klubit do të hynin 94 milioë euro më pak.
 
Por nëse gjithçka shkon sipas planeve të Mourinhos, asgjë nuk do  të mund ta pengojë portugezin të hynte me prepotencë në bisedime me Barcelonën për kartonin e Neymar.
 
Nëse palët bien dakord, atëherë blaugranat me paratë e siguruara nga shitja e Neymar nuk do ta kishin të vështirë për të afruar në Camp Nou Paulo Dybalan nga Juventusi, apo Marco Verratin nga PSG. Një efekt domino që sugjeron një merkato të çmendur gjatë verës. Transferimi i Neymar, Manchester United gati të shpenzojë 200 milionë euro
 
Klubi i futbollit anglez Manchester United është gati të shpenzojë 200 milionë euro për të transferuar në skuadrën e tyre brazilianin Neymar. Djajtë e Kuq, janë gati ta paguajnë klauzolën në kontratën e 25-vjeçarit me klubin blaugrana.
 
Më shumë se bisedime, kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit, që nëse do ta pranojë ofertën, do të realizojë një ëndërr të tijën, pra të luajë në Ligën Premier dhe me një pagë vjetore 25 milionë euro neto, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo që përfiton te Barcelona.
 
Ky propozim i United, lidhet edhe me pjesëmarrjen e Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në të kundërt Neymar nuk do ta pranonte ofertën por edhe klubi anglez nuk do t’i kishte paratë për ta blerë nga Barcelona.
 
Nëse nuk fiton Ligën e Evropës, United do të përfitonte 30% më pak nga marrëveshja që ka nënshkruar me Adidas. Ose më saktë në arkat e klubit do të hynin 94 milioë euro më pak.
 
Por nëse gjithçka shkon sipas planeve të Mourinhos, asgjë nuk do  të mund ta pengojë portugezin të hynte me prepotencë në bisedime me Barcelonën për kartonin e Neymar.
 
Nëse palët bien dakord, atëherë blaugranat me paratë e siguruara nga shitja e Neymar nuk do ta kishin të vështirë për të afruar në Camp Nou Paulo Dybalan nga Juventusi, apo Marco Verratin nga PSG. Një efekt domino që sugjeron një merkato të çmendur gjatë verës. 

Redaksia Online
B.B/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve