Transferimi i Troci, Braçe: Nishanin
presion ndaj prokurorisë për BSH-në

Transferimi i Troci, Braçe: Nishanin<br />presion ndaj prokurorisë për BSH-në
Deputeti socialist Erjon Braçe ka qënë i ashpër sa i përket transferimit të prokurorit Ramadan Troci, i cili kishte në dorë dosjen për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Në një reagim në rrjetin social facebook, Braçe që është dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë shkruan se tani nuk mbetet gje tjetër veçse të mbyllet çështja pa u dënuar asnjë njeri. Brace shkruan se në këtë vend nuk ka drejtësi për ata që kanë lekë shumë.

Ai ka akuzuar dhe Presidentin Bujar Nishani se i ka bërë presion Prokurorisë për hetimin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Deputeti socialist akuzon dhe presidentin Bujar Nishani që ftoi ish-Guverantorin Ardian Fullani  në ballon precidenciale, pavarësisht se ky i fundit ishte një person nën akuzë.
 
 
Statusi i deputetit socialist Erjon Braçe

Pas largimit nga hetimi i ceshtjes se vjedhjes ne Banken e Shqiperise te prokurorit Troci (sic raporton media), prokurorit qe e hetoi nga fillimi;

Nuk mbetet me gje tjeter,
Thjesht pushojeni ceshtjen, mbylleni e mos dergoni me njeri ne Gjykate!!

Ne kete vend nuk mund te kete drejtesi per parashumet!!

Keshtu eshte kur;
Kryetari i Qeverise se Drejtesise i ve perballe Prokurorit te Pergjithshem ne Ballo, tamam nje person nen akuze dhe per te cilin ai po kryen hetime!!

Keshtu eshte edhe kur;
Kryetari i Qeverise se Drejtesise publikisht qorton se Prokurori nuk e ka informuar per veprimet e tij te ligjshme e ne permbushje te detyres!!


Redaksia Online

(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor