Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të vizituar Erion Veliajn, pas transferimit të papritur të kryebashkiakut nga burgu i Durrësit.
Avokati Plarent Ndreca shprehet për Report Tv se kryetari i Tiranës ndodhet në izolim. Avokati i Popullit, Endrit Shabani, nuk është lejuar të hyjë në qeli e po ashtu as Ndreca.
Veliaj mbërriti në burgun e Fierit mesditën e sotme. Vetë kryebashkiaku është shprehur se nuk ka asnjë ide për arsyen dhe thotë se transferimi është kryer pa miratimin e tij.
“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, tha Veliaj.
Zhvendosja e të parit të Tiranës u krye me urdhër të Drejtorisë së Burgjeve. Report Tv u përpoq të kontaktonte me drejtoreshën e institucionit, Sadleva Bodon, por s’mori asnjë përgjigje.
Lajm në përditësim...







Komente
Komento