Transferta turke me mungesa, Ilir Daja: Të tregojmë se futbolli kosovar vlen

Transferta turke me mungesa, Ilir Daja: Të tregojmë se futbolli kosovar vlen

Konferenca e Ballkanit

Ballkani luan nesër në transfertë me Sivasspor për ndeshjen e tretë në grupet e Conference League. Në 18:45 të besuarit e Ilir Dajës kanë detyrë jo të lehtë në Sivas, me suharekasit që kanë disa mungesa të rëndësishme. Emra si Edvin Kuç, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi, Rustem Hoxha dhe Astrit Thaqi janë jashtë për shkak të lëndimit dhe kartonave. Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja është shprehur i sigurt se lojtarët që do hidhen në fushë do japin më të mirën.

"Pavarësisht mungesës së pikëve deri më tani kemi pasur paraqitje të mira. Ne do të kemi disa mungesa, por ana tjetër e medaljes është që lojtarët që do të paraqiten në formacionin bazë do të kenë mundësinë të tregojnë veten. Kemi disa lojtarë që na mungojnë. Forma e ekipit kundërshtar do ta bëjë ndeshjen më pak të vështirë, por prapë do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Kërkojmë të përfaqësojmë sa më mirë futbollin kosovar, duke e marr parasysh që jemi për herë të parë në këtë kompeticion", tha Daja. Me një pikë pas barazimit me Cluj, Ballkani qëndron në vendin e tretë në grupin G. Slavia e Pragës dhe Sivasspor kanë nga katër pikë duke bashkëndarë kreun.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij