Durres- Bashkia e Durrësit do të nisë brenda 6 muajve rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’ dhe Teatrit që ndodhet në të njëjtën godinë. Ndërhyrjet do t’i japin një frymë moderne dhe të ngrohtë publikut dhe trupës së aktorëve.
“Objekti është ndërtuar në 1963 që ka marrë rikonstruksione të pjesshme, por këtë here ne kemi vendosur të bëjmë një rikonstruksion të plotë dhe transformuar teatrin. Në 6 mujorin e parë të vitit duam të lidhim kontratën e më pas të vazhdojnë punimet në kantier”, u shpreh Emiriana Sako.
Në intervistë për Report Tv, kryebashkiakja e Durrësit tregon detajet se si do të procedohet me aktivitetet kulturore gjatë periudhës së punimeve.
“Do të zhvendosen në qendrën kulturore të fëmijëve, ku do bëhen disa aktivitete jo të gjitha. Ndërsa në sezonin turistik, teatri do vendose në skene pjese teatrale tek amfiteatri”, tha kryebashkiakja.
Përpos Pallatit të Kulturës, do të nisë së shpejti dhe rikonstruksioni i Galerisë së Artit “Nikolet Vasia”.
“Galeria e Durrësit ka pasur probleme, lagështi, mungese energjie, për të bërë këto ndryshime do të bëhen riparime me buxhetin e bashkisë. Ndërsa në qendrën kulturore të fëmijëve do të kemi një galeri të dytë për qytetin”, sqaron me tej.
Për Pallatin e Kulturës fondi që do të lëvrohet arrin vlerën 595’000’000 lekëve, ku Bashkia Durrës do të mbulojë vlerën prej 317’000’000 lekë ndërsa pjesa tjetër prej 278’000’000 lekësh do të financohet nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. Ndërsa për godinën e Galerisë së Artit po kryhen përllogaritjet dhe kostot e investimit që do t’i mbulojë Bashkia.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por rrezikoi banesat, në pranga 48-vjeçari
3 Gusht, 10:29
-
Fluks në portin e Durrësit, gushti sjell emigrantët në Atdhe! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta, mes udhëtarëve shumë turistë italianë
2 Gusht, 12:18
-
Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës hajduti i banesave të italianëve
2 Gusht, 12:06
-
Zjarret/ Mbrojtja Civile bën ‘bilancin’ e 24 orëve: 9 vatra aktive, 18 u shuan! Digjet parku kombëtar i Qafë Shtamës
2 Gusht, 11:09
-
Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, 3 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim! Finalizohet 'Inkorporimi' në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet britanike (EMRAT)
1 Gusht, 12:25
-
Shijak, ndezi zjarr për të djegur shkurre dogji 1 mijë pemë ulliri
1 Gusht, 10:53
-
VIDEO/ Për të gjithë kuriozët! Shihni si duket "Palinuro", anija 90-vjeçare e marinës ushtarake italiane
1 Gusht, 10:10
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
-
Menaxhimi i mbetjeve, dështojnë bashkitë Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë! KLSH: Tymi i plehrave në Vlorë rrezikon jetën e banorëve
31 Korrik, 16:01
-
Durrës/ Aksident në Unazën e plazhit, automjeti përplaset me motorin e shpërndarësit të picave! 44 vjeçari dërgohet në spital
30 Korrik, 15:54
-
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, fondi limit 392 mln euro, 15 kompani shprehin interes! Rama: Impakt në ekonomi, edhe bazë ushtarake të NATO
30 Korrik, 10:23
-
Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari
30 Korrik, 10:08