Transformim rrënjësor i e-Albania! Rama: Do komunikojë me qytetarët si ChatGPT, opsion edhe me video call

Portali qeveritar e-Albania do t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor brenda këtij viti. Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët që do marrin shërbim do të komunikojnë me e-Albanian njëjtë si ChatGPT, ku do marrin përgjigje në kohë reale për çdo pyetje.

e-Albania s’do të jetë më thjesht me shkrim, por qytetarët do kenë edhe ‘shoqëruesin’ me zë, ku do kenë opsionin edhe për video call që të orientohen për të gjithë procesin e marrjes së një shërbimi të caktuar.

“Po ashtu jemi duke transformuar e-Albania. Në fillim të sezonit do komunikojë me qytetarët njësoj si ChatGPT. S’do ketë më nevojë për help desk e e-Albania, qytetari që do hyjë në e-Albania do jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale si dikush nga mbrapa ekranit që i shkruan në kohë reale. Edhe Bashkëqeverisjen do e fusim në këtë proces. Brenda vitit do kemi edhe shoqëruesin virtual me zë dhe figurë. E-albania s’do jetë më thjesht me shkrim, por do marrësh me Face Time dhe ai personi, që nuk është real, po di të gjitha, do të drejtojë, kliko këtu, shko aty për të marrë shërbimin. Edhe për drejtësinë kemi nis një projekt të inteligjencës artificiale. Do informojë publikun, do rrisë transparencës”, tha Rama.

*e-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Programi i kredive të buta!: 02/08/2023 19:05

    Nuk duhet ChatGPT , por per te gjithe , per te gjithe z. Kryeminister ata qe jane punonjes shteti me 20 vjet pune te perfshihen ne programin e kredive të buta për të përfituar kredi me 0% interes në blerjen e një shtëpie, por enden rruges jo vetem punonjes shteteror por edhe ata qe jane ne privat pasi ky vend eshte bere monopol i atyre qe ndertojne vila e gradacela, pallate ne cdo cep te SHqiperise e vete jetojne jashte duke e lene me qera e duke rjepur njerezit e ata "piqen" me dhjamin e vene duke ndenjur !

    Përgjigju
  • Chati: 29/07/2023 21:46

    Pyet një herë ChatGPT se si futet në atje ky e ka vendin i flamosuri, se ti më duket nuk ia ke idenë akoma

    Përgjigju
  • Aharons: 29/07/2023 20:34

    Futeni kete sistem dhe ne punen e bashkive dhe institucioneve shteterore,ku njerezit bejne kerkesa dhe askush nuk u kthen pergjigje.Kjo do ta bente aparatin vendor me te zhdervjellet dhe te dobishem

    Përgjigju
  • Mashtrimi i rradhes: 29/07/2023 18:43

    Mashtrimi i rradhes per te terhequr vemendjen nga hajditlliku

    Përgjigju
  • Kristina: 29/07/2023 18:04

    Shume sakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare