Transformimi i Piramidës, Rama publikon FOTOT: Së shpejti qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Transformimi i Piramidës, Rama publikon FOTOT: Së shpejti qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Piramida e Tiranës

Rikonstruksioni i Piramidës duket se wshtw nw fazat e fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot fotot nga transformimi i Piramidës. Rama shkruan në rrjetin social “Facebook” se Piramida së shpejti do të kthehet në qendrën me të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan.

Pritet që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.

Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, web design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Habitem ?!: 21/04/2023 22:58

    Po Kubat me ngjyra rreth e rrotull,sa të shëmtuara janë?!!!Pse si ndërrimet pa leje ,pa shije e gusto?!

    Përgjigju
    • Lok: 22/04/2023 06:37

      ..eh, po sbënë beton këta, nuk ka shanc! Kudo ku kanë rik9nstruktuar diçka,kanë krijuar struktura betoni. Beton kudo! Dmth lek

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!