Ylli britanik, Victoria Beckham, e ka transformuar totalisht lukun e saj. Beckham ka pozuar për revistën Bazaar China, dhe është kthyer në një femër tërheqëse dhe ekzotike. Flokët e kuqe dhe veshja e zezë, e tregojnë Posh Spice një femër vërtet me klas. Ajo është fotografuar nga fotografi i njohur, Chen Man i cili është i njohur për transformime të tilla. Këto fotografi nuk janë të rastësishme, pasi Victoria do të shkojë në Kinë javën e ardhshme për të promovuar linjën e saj më të fundit të modës VB.

SU/ Shqiptarja.com