Transmetimet dixhitale, si do të jetë
media në epokën e dixhitalizimit

Transmetimet dixhitale, si do të jetë<br />media në epokën e dixhitalizimit
Si do të jetë media shqiptare në epokën e transmetimeve dixhitale? Si do të prodhohet dhe përcillet lajmi dhe programet e tjera televizive?

Ndërsa procesi konsiderohet i vonuar edhe pse është një nga prioritetet e autoriteteve përgjegjëse politike dhe ligjvënëse, komuniteti i medias rezulton të ketë pak njohuri për këtë evolucion të medias. 

Studies dhe profesorë të Gazetarisë u angazhaun për gati një vit në studime që u prezantuan në një konferencë shkencore mbi këtë fushë. 

“Vetëm duke integruar departamentin në një proces më të gjerë të kërkimit shkencor që arrin deri tek studentët, ne kemi shanse më të mëdha që të shkojmë më përpara dhe ta shtrijmë fushën kërkimore tek brezat e rinj”, deklaroi dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Sezai Rrokaj. 

konferenca
(Konferenca e zhvilluar në sallën Iliria në Sheraton)

Profesori i komunikimit, Artan Fuga thekson se në Tiranë, në këtë konferencë u soll përvoja botërore, por në fokus është rasti shqiptar dhe specifikat e tij. 

“Kushtet kur bandat dhe spektri i frekuencave që do përdoren për numerikun janë të hapura, ato do të ndodhen me një sjellje të audiencës që do t’i braktisë gjithnjë e më shumë, nëse nuk do të kalojnë në këto sisteme të reja”, deklaroi Fuga. 

fuga
(Artan Fuga në konferencën e zhvilluar në sallën Iliria në Sheraton)

Po me audiencat çfarë ndodh dhe çfarë duhet të ndodhë me transmetimet dixhitale. 

“Ajo që kemi vënë re është se audienca ka sjellje prej mediash dixhitale në kohën e medias analoge. Ata shkojnë tek serialet dhe filmat dhe jo pse mediat analoge u gjejnë këndin atyre, por sepse kanë prirjen të shohin gjini që jo me doemos janë të stilit “broadcast”. Dhe unë këtë vë re, që audienca ka sjellje prej mediash tematike në mediat gjeneraliste”, tha Ervin Goci, pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë. 

‎Studimet e tregut të medias u realizuan nga një bashkëpunim mes Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe AMA-s. 

(Konferenca e zhvilluar në sallën Iliria në Sheraton)
(Konferenca e zhvilluar në sallën Iliria në Sheraton)

Përfundimet e këtyre studimeve do të botohen për t’i ardhur në ndihmë operatorëve të medias, profesionistëve të saj, studimeve të mëtejshme, por edhe institucioneve rregullatore për të përfunduar procesin që tashmë është përfshirë edhe në kushtet e BE-së./ Top Channel 

foto
(Konferenca e zhvilluar në sallën Iliria në Sheraton)

*Fotot Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit