Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) ka përcaktuar datën 17 qershor të vitit 2015 si datën finale të mbylljes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në transmetimet dixhitale, por Drejtoria e Përgjithshme e Radios dhe Televizionit nuk është shqetësuar shumë nga ky fakt. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni akuzon drejtimin aktual të RTSH se nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe është shumë vonë për të shmangur fikjen e televizioneve me transmetime në sistemet analoge, përfshirë edhe vetë TVSH-në.
“Drejtoria Teknike e RTSH-së, prej disa kohë sh po punon për aspektet teknike të kësaj risie teknologjike por nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është vënë re mungesë vizioni, bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje. RTSH aktualisht gjendet e papërgatitur nga ana menaxheriale dhe organizative. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afateve kohore, sipas strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe kërkesave ligjore, është pothuajse e pamundur, gjë që do të prekë drejtpërdrejt (mungesë sinjali dhe cilësi shërbimi) publikun shqiptar si kontribuuesi kryesor financiar i RTSH-së”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Televizioni publik qe dizenjuar si institucioni që do të udhëheqë transferimin e vendit te teknologjia dixhitale për transmetimet e veta si dhe për transmetimet e televizioneve vendore. Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane Rohde & Schwartz.
Çështja është aktualisht e bllokuar dhe nuk ka ende vendim zyrtar se kush është fituesi i tenderit dhe kur mund të nisë puna. Por KLSH thotë se vonesat e tenderit janë vetëm një pjesë e problemit. Audituesit thonë se drejtuesit aktualë të RTSH-së nuk kanë punuar për t’u përgatitur për ndryshimet.
“Për sa kohë drejtuesit e RTSH paguhen, ja në në detyrë dhe i njohin vetes autoritetin për të ushtruar vendimmarrje në menaxhimin e financave, burimeve njerëzore, teknologjisë, administratës, ata kanë të gjithë auto ritetinligjor edhe për të ushtruar vendimmarrje në drejtim të përgatitjes së dokumenteve të nevojshëm strategjikë, duke mundësuar që çdo reformë të ideohet dhe eventualisht të kryhet pa akumuluar problematika më të rënda,” thonë audituesit e KLSH në raport.
Për audituesit, struktura menaxheriale e RTSH është një kaos i vërtetë. Sistemet e brendshme të komunikimit thjeshtë nuk ekzistojnë ndërsa Këshilli Drejtues nuk duket se është i interesuar të veprojë në drejtim të nxitjes së autoriteteve për nevojën e zhvillimit me shpejtësi të platformës dixhitale.
Raporti i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH të “prezantojë në Komisionin e Medias rreziqet e mëdha dhe efektet sociale që vijnë nga shtyrja e a fateve për ka limin e RTSH-së në transmetimet numerike” si dhe “t’i kërkojë Komisionit të Media s t’i kërkojë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës një vendimmarrje përfundimtare mbi projektin, pasi çdo vendimmarrje do të rëndojë mbi qytetarët, performancën dhe të ardhmen e RTSH-së”.
Pavarësisht se fikja e transmetimeve analoge dhe kalimi te transmetimet dixhitale është një proces që ka nisur nëpër botë që prej një dekade, autoritetet shqiptare zhvilluan planet për kalim në vitin 2012, kur u vendos afati final për fikjen e analogut në Shqipëri për në qershor 2015. Në mars 2013, qeveria shqiptare thirri një tender për një kontratë 23 milionë euroshe për ndërtimin e infrastrukturës së transmetimeve dixhitale. Tenderi hyri në ngërç kur Genc Pollo, Ministër i Inovacionit në atë kohë, vendosi të anulojë garën pasi ajo qe kryer. Njëra prej kompanive u ankua në gjykatë dhe gjykata e Tiranës në dhjetor 2013 e shpalli kompaninë fituese. Në nëntor 2014, ministrja e Inovacionit Milena Harito deklaroi për emisionin Tonight në Ora News se qeveria është tërhequr nga procesi i apelimit të vendimit për të mos humbur më kohë duke e shpallur efektivisht kompaninë Rohde & Schwarz fituese të tenderit. Por Harito deklaroi se qeveria qe ulur në bisedime me kompaninë pasi nuk disponon të gjithë shumën e parave për të paguar tenderin. Ndërsa ecejaket e tenderit vijojnë, koha kalon dhe dita kur shërbimi i transmetimeve analoge do të fiket, afrohet gjithnjë e më shumë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)