Transparenca.al, portali ku qeveria 
 përgënjeshtron akuzat e opozitës

Transparenca.al, portali ku qeveria <br /> përgënjeshtron akuzat e opozitës
TIRANE - Këshilli i ministrave ka vendosur të hapë një portal në internet, në të cilin ministrat do të japin argumentet e tyre mbi akuzat që ngre opozita apo dhe media. Drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga në një video-mesazh në faqen zyrtare të kryeministrisë tha se në portalin Transparenca.al do të jepet informacioni i plotë në lidhje me akuzat që ngrihen.
 
Duke marrë shkas nga akuzat e vazhdueshme të Partisë Demokratike por edhe të disa portave të cilat i ofrojnë publikut informacion të pavërtetë ose të shtrembëruar këshilli i ministrave ka marrë një nismë të re. Transparenca.al është portali i ri online në të cilin ne si qeveri do të ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media qoftë nga opozita. Me shpresën se ky portal do të kthehet një pikë referimi për gazetarët të cilët do të kenë mundësi të informohen përpara se të shkruajnë por edhe për publikun e gjerë ne do të fillojmë të publikojmë që sot të gjithë informacionin e nevojshëm që qeveria shqiptare të komunikojë në një mënyrë sa më të drejtpërdrejtë dhe sa më transparente me shqiptarët dhe shqiptaret”, thotë në këtë video mesazh Endri Fuga.

Dy përgënjeshtrimet e para që janë hedhur në këtë portal janë deklaratat e ministrave Ilir Beqaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët ju përgjigjën një ditë më parë opozitës për akuzat e ngritura ndaj tyre. 

transparenca.al

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'