Transparenca, Tirana
iu bashkua nismës së Obamës

Transparenca, Tirana <br />iu bashkua nismës së Obamës
TIRANE-Raporti vjetor "Transparenca e Botimeve Zyrtare në republikën e Shqipërisë", vjen përpara publikut shqiptar dhe institucioneve të shtetit për të tretin vit rradhazi. Raporti 2010 i përgatitur nga qendra për Çështje të informimit publik (ÇIP), që do të publikohet sot, ka patur si objekt botimin e akteve të institucioneve qëndrore kushtetuese në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Në të është përfshirë edhe një vlerësim i detajuar i botueshmërisë së akteve gjatë periudhës 5-vjeçare, 2006-2010. Raporti bëhet publik në një kohë kur qeveria shqiptare i është bashkuar edhe nismave globale që synojnë rritjen e transparencës në
procesin vendimarrës, sikurse është edhe partneriteti për qeverinë e hapur, të cilës Shqipëria iu bashkua më 2 Gusht 2011. Raporti bazohet në iniciativën për qeverisje të hapur të presidentit të SHBA, Obama, lançuar ditën e tij të parë në detyrë, më 20 Janar 2009, për ta bërë qeverinë transparente, pjesëmarrëse dhe
bashkëpunuese.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg