Transplanti i mëlçisë në Itali 
i shpëton jetën 5-vjeçares shqiptare

Transplanti i mëlçisë në Itali  <br />i shpëton jetën 5-vjeçares shqiptare
Arrin t’i shpëtojë vdekjes 5-vjeçarja shqiptare pas një transplanti mëlçie të realizuar në Itali . Vogëlushja Meleni K. vuante prej kohësh nga cholestasis intrahepatic në stad progresiv sëmundje e cila mund të rrezikonte edhe tumor në mëlçi. Diagnostikimi i sëmundjes u krye nga mjekë shqiptarë por ishte e pamundur për familjen e vajzës të përballonin shpenzimet e ilaçeve apo terapive që i nevojiteshin. Përpara operimit në shtetin italian Meleni ishte vizituar edhe në shtete të tjera si Greqi dhe Turqi. Ndërhyrja u krye me sukses dhe tashmë vajza është jashtë rrezikut. Familja ka mbërritur në Itali nëpërmjet fondacionit që drejtohet nga Liri Berisha ,‘Fëmijët shqiptarë Domenick Scaglione’, si dhe me bashkëpunimin e Giovanni Bocchiotti primari në spitalin e kirurgjisë plastike në Molinette.Në sajë të kompanisë së San Paolo u garantua për këtë familje çdo shpenzim si i ndërhyrjes kirurgjikale ashtu edhe i qëndrimit dhe udhëtimit. Meleni do të qëndrojë gjashtë muaj në shtetin italian për shkak të përmirësimit që duhet të pasojë ndërhyrjen.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend